Arrestohet serbi i dyshuar për vrasjen e civilëve gjatë luftës në Kosovë
Një serb është arrestuar në Kosovë si i dyshuar për krime lufte.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Prokuroria Speciale e Kosovës, shkruan lajmi.net.

"Prokuroria Speciale e RepublikësKosovës, njofton opinionin se, sot, gjatë ditës është arrestuar i pandehuri G.S., i nacionalitetit serb, shtetas i RepublikësKosovës, për shkak të dyshimit senë bashkëkryerje me të pandehurit e tjerë ka kryer veprën penale "Krime Lufte kundër popullsisë civile", nё kundërshtim me nenin 142 lidhur me nenin 22 tё Kodit Penal tё Republikës Socialiste Federale tё Jugosllavisë (KPRSFJ) lidhur me Nenin 3 tё Konventës sё katёrt tё Gjenevës, po ashtu e penalizuar me nenin 146, lidhur me nenin 31 tё Kodit Penal tё Republikës se Kosovës", thuhet në komunikatën për media.
Shtuar më 20/07/2019, ora 21:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori