Arrestohet rrembyesi i aeroplanit Tirane-Stamboll
Albeu.com
Policia gjermane ka arrestuar shtetasin turk Hakan Ekinçi, i cili pati rrëmbyer avionin e “Turkish Airlines” të nisur nga Shqipëria drejt Stambollit n vitin 2006. Policia gjermane njoftoi nëpërmjet Associated Press se ka arrestuar ...
... shtetasin turk, Hakan Ekinçi, 31 vjeç, gjatë një kontrolli në një nga trenat e linjës Kopenhagë-Hamburg.
Autoritetet në Shqipëri kanë lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar për Ekinçin. Ai e pati detyruar aeroplanin e linjës Tiranë-Stamboll, me 107 persona në bord dhe 6 anëtarë të ekuipazhit, të ndalonte në Brindizi, në shenjë proteste ndaj refuzimit të kërkesës për strehim nga autoritetet shqiptare. Por, pasi avioni u ulë në Brindizi, Hakan u dorëzua dhe i liroi të gjithë pasagjerët.
Ekinçi ishte dezertor ushtrie dhe kërkonte azil politik në Shqipëri, madje ishte konvertuar në të krishterë dhe i kishte shkruar letër edhe Papës para se të kryente rrëmbimin. Në atë avion ndodheshin zyrtarë të lartë dhe miset që kishin konkurruar për “Mis Globe International” në vitin 2006 në Shqipëri.
Ekinçi u kap në kufirin gjermano-danez, teksa udhëtonte me dokumente false italiane. Tashme një gjykatë gjermane do të vendosë nëse ai do te ekstradohet apo jo në Shqipëri.
Shtuar më 04/02/2010, ora 18:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori