Arrestohet "pikaçuja", tentoi të hyjë në Shtëpinë e Bardhë
Pëlqej
Një person i veshur si personazhi i filmave me kartona "Pikaçu" ka dashur të hyjë brenda Shtëpisë së Bardhë.

Ai është pikasur nga rojet e sigurisë, të cilët e kanë arrestuar menjëherë.

Në momentet që ky person ka dashur të hyjë brenda rezidencës më të famshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, presidenti Obama ka qenë në ceremoninë e përkujtimit të sulmeve të 11 shtatorit.

Ende nuk janë bërë me dije arsyet për një veprim të tillë të "çuditshëm", por edhe të rrezikshëm të personit. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori