Arrestohet per droge vellai nga babai i Obames
Albeu.com
George Obama, vellai nga babai i presidentit amerikan, eshte arrestuar ne Kenia. Sipas policise, ai akuzohet per posedim lendesh narkotike.Ne momentin e arrestimit atij iu gjet nje sasi marihuane, ndersa beri rezistence ndaj autoriteteve. George do te dale te henen perpara nje gjykate ne Nairobi.

I pyetur nga CNN, vellai nga babai i Barack, tha se nuk e dinte se perse e kishin arrestuar. "Ata me moren nga shtepia. Nuk e di perse me akuzojne”, tha ai.

George dhe Barack njihen shume pak, edhe pse jane takuar me pare gjate udhetimit qe presidenti beri ne Kenia per te takuar familjen qe nuk e kishte njohur kurre. Ai ishte nje nga te afermit e paket te presidentit qe nuk mori pjese ne ceremonine e betimit te tij ne Uashington. (tch)
Shtuar më 01/02/2009, ora 02:34
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori