Arrestohet nxënësi që vrau mësuesin me hark në Spanjë
Për shkaqe ende të paqarta, një nxënës 13 vjeçar në Spanjë ka vrarë mësuesin me hark e njëkohësisht ka plagosur katër persona të tjerë. Raportohet se nxënësi i armatosur me hark, ka qëlluar e vrarë një mësues në një shkollë të Barcelonës, në Spanjë.

Nga sulmi mbetën të plagosur edhe 4 persona të tjerë. Sipas mediave spanjolle, djali i armatosur edhe me një thikë, ka hyrë në një klasë dhe ka plagosur një mësuese bashkë me vajzën e saj, ndërsa mësuesi tjetër i vrarë ka vrapuar t’i ndihmojë kur ka dëgjuar britmat, por është qëlluar menjëherë. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, policia tashmë ka vënë në pranga 13 vjeçarin. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2015, ora 17:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori