Arrestohet njëri nga këshilltarët e Ahmadinexhad
Një prej këshilltarëve më të afërt të presidentit të Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, njëkohësisht edhe drejtues i agjencisë së lajmeve, IRNA, është arrestuar dhe burgosur.


Ali Akbar Javanfekr është arrestuar në kohën kur presidenti iranian po mbante fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Sigurimit në New York. Ai dërguar në burgun Evin në Teheran, ku do të vuajë dënimin prej 6 muajsh, nën akuzat për publikimin e materialeve ofenduese të kodeve islamike dhe moralit publik. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2012, ora 15:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori