Ndërron jetë legjenda e Manchester United (FOTO LAJM)

Fituesi i Kupës Evropiane me Manchester United, Tony Dunne ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare.

Qendërmbrojtësi i Republikës së Irlandës ishte pjesë e skuadrës së Sir Matt Busby në 1968 i cili u bë skuadra e parë angleze që fitoi trofeun, duke mposhtur Benfica 4-1 në ‘Wembley’.

Dunne iu bashkua Unitedit nga skuadra irlandeze Shelbourne për 5 mijë funte në 1960 dhe ndihmoi në formimin e së ardhmes së United në vitet pas katastrofës ajrore të Mynihut të vitit 1958.

Një mbrojtës i guximshëm, i shpejtë Dunne u ble illimisht si zëvendësues për Noel Cantwell dhe Shay Brennan dhe karriera e tij u ngrit pasi u paraqit në fitoren e finales së Kupës FA të vitit 1963 ndaj Leicester City në ‘Wembley’.

Irlandezi gjithashtu ndihmoi United të fitonte titullin e ligës në 1965 dhe 1967 përpara lavdisë së Kupës Evropiane 1968.


Shtuar 9.06.2020 06:23