Arrestohet nje i dyshuar per atentatin ne Times Square
Albeu.com
Pas dështimit të atentatit me bombë në Nju Jork në sheshin Times Square, FBI-ja, sipas njoftimeve të mediave ka arrestuar një të dyshuar nga shteti federal Konectikat, raporton Deutche Welle.Bëhet fjalë për një qytetar amerikan me prejardhje pakistaneze, i cili u arrestua në aeroportin Kenedi para se të fluturonte për në Dubai, njofton ministri amerikan i Drejtësisë, Eric Holde. Personi i arrestuar kishte blerë pak më parë automjetin, ku u gjet lënda eksplozive. Të shtunën në mbrëmje autori i atentatit të dështuar kishte parkuar makinën me motor të ndezur në Times Square. Lënda eskplozive e gjetur në makinë ishte aktivizuar, por nuk kishte shpërthyer. Policia kishte arritur të çaktivizonte bombën.
Shtuar më 04/05/2010, ora 10:59
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori