Yoga-n e duan vetëm gocat? S’do ta besoni, namin djemtë e Vlorës

Këtë të premte në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ishin të ftuar Dhurata Thanasi, Dori Zazo dhe Çenkuela Hasa, të cilët biseduan pikërisht për ardhjen e pranverës dhe përshtatjen e njeriut me ditët më të gjata dhe rrezet e diellit.

Dori Zazo, traineri yoga-s nënvizoi se në këtë periudhë janë kërkesa më të larta, madje jep mësime yoga edhe në qytetin e Vlorës ku më të interesuar janë meshkujt.

“Çuditërisht ka interes nga meshkujt në Shqipëri dhe sidomos në Vlorë. Unë jap mësim atje dhe pjesa më e madhe janë meshkuj dhe janë shumë të apasionuar pas yoga-s”.

Ai shtoi në fund se ka gra që pasi kanë diskutuar me bashkëshortin e marrin në telefon për të praktikuar Yoga për të çliruar energjinë jo të mirë.

Ndërkohë Dhurata Thanasi nënvizoi se njerëzit duhet të jenë më të lidhur më produktet që vijnë me sezonin e verës si bimët barishtore apo edhe lulet.

“Është shumë mirë ti hamë thjesht të ziera ose të gjalla, edhe frutat e para që dalin, luleshtrydhet, karrotat e para, lulet që shpeshherë nuk i njohim. Një nga gjërat që sugjeroj janë petalet e luleve. Luledelet mund të hidhen në sallat, lulet e çikores dhe e bukur del pjata por dhe kanë vlerë, gjethet e para të rrushit. Pra mund të hamë mirë me stinën”.

Dhurata nënvizoi se fëmijëve duhet tu japim role dhe te jemi bashkëpunëtor me ta, pa i thënë cfarë duhet të bëjnë, pasi kështu telefonat nuk mund të ekzistojnë në duart e tyre.

Nga ana tjetër Çenkuela pohoi se dieta është një stil jete, i ndryshëm për secilin person, sikurse është dieta fasting.

“Dieta fasting është një dietë ka qarkulluar kohët e fundit nga personazhet publik në Shqipëri. Njerëzit i kanë orituar pyetjet rreth fasting, duan të dinë se si mbahet, se si mudn të humbasin pesh. Më herët ka qenë e njohur dieta Keto. Ti shikoje dhe dietologe që shërbimin ushqim që ofron dietën keto për këtë gjë. Por unë qëndroj tek dieta mesdhetare”.


Shtuar 25.03.2022 17:57