Arrestohet në SHBA personi kyç në mega-skandalin e korrupsionit në Turqi
Reza Zarrab
Reza Zarrab, një tregtar ari i akuzuar si i përfshirë nëmegaskandalin e korrupsionit të disa ish-ministrave të qeverisë së Erdoganit rreth 2 vite më parë, është akuzuar zyrtarisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si i përfshirë nënjë skemë mashtrimi, e cila ka ndihmuar qeverinë iraniane të pastrojëqindra milionë dollarëvesi dhe shmangësanksioneve ekonomike ndërkombëtare.

Zarrab, 33 vjeç, pronar dhe operator i “Royal Holding A.S” dhe dy iranianë të tjerë,akuzohen se për rreth pesë vite me rradhë, përmes një rrjeti kompanish, kanë kryer transaksione që arrijnënëvlerën e qindra milionë dollarëve.

Sipas prokurorëve të çështjes, transaksionet janë kryer për interes të qeverisë dhe subjekteve të tjera iraniane, të cilat kanë qenëpjesë e “listës e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pastrim të parave të përfituara nga këto transaksione të paligshme si dhe mashtrimin e institucioneve financiare, duke fshehur natyrën e vërtetë të këtyre transaksioneve.

Akuzat e drejtësisë amerikane janë një goditje e rëndë për Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili vazhdimisht ka insistuar se akuzat ndaj tij dhe rrethit të tij të ngushtë, nuk ishin asgjë më shumë se një përpjekje për grusht shteti. Në përgjigje të skandalit të vitit 2013, në qendër të të cilave ishte Zarrab, Erdogan bëri lëmsh burokracinë turke, duke larguar nga puna mijëra punonjës shtetërorë, policë dhe prokurorë dhe duke burgosur shumë prej tyre. Erdogan bëri përgjegjës për akuzat një grup deri vonë aletë të tij, pikërisht lëvizjen fetare të klerikut Fethullah Gylen dhe e shpalli këtë grup “organizatë terroriste”.

Gjatë hetimeve të çështjes në fjalë, Zarrab ka mohuar se të këtë shkelur ligjet dhe është shprehur se biznesi i tij ishte legal. Edhe ish-ministrat e përfshirë në këtë megaskandal,kanë mohuar akuzat për rryshfet. Përfundimisht të gjitha akuzat ndaj anëtarëve të qeverisë së Erdoganit, u rrëzuan dhe hetimet u mbyllen përfundimsht nga autoritetet turke.

Letra e Khamenei

Organet e akuzës theksojnë se “pretendimet e për shkeljen e sanksioneve kundër Iranit, justifikojnë veprimet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht pasojave politike”, shprehet Aaron Stein, bashkëpunëtor i lartë i Qendrës Hariri të Këshillit Atlantik për Lindjen e Mesme dhe njëkohësisht autor i librit “Politika e re e Jashtme e Turqisë”. “Është njëçështje me përmasa të mëdha, për shkak të lidhjeve të qarta dhe të faktuara të Zarrab me zyrtarët e lartë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim”, thekson ai, duke iu referuar partisë së themeluar nga Erdogan, e cila qeveris Turqinë që nga viti 2002.

Në aktakuzën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës theksohet se në dhjetor të vitit 2011, Zarrab mori një draft-letër në persisht, e cila i drejtohej Drejtorit të Përgjithshëm të Bankës Qëndrore të Iranit dhe ishte përgatitur për t’u firmosur nga Zarrab. Letra vlerëson rolin e Ajatollah Ali Khamenei, liderit suprem të Iranit dhe zyrtarëve në “Markazi Bank” për veprime të cilat "me zgjuarsi neutralizonin sanksionet dhe madje i shndërronin ato në mundësi të arta”.

Xhihadi Ekonomik

Letra ofronte vullnetarisht shërbimet e familjes Zarrab, për të cilën thuhet se kishte "një gjysmë shekulli përvojë në shkëmbimin e valutave të huaja”, për implementimin e politikave anti-sanksion në një të ashtëquajtur “xhihad ekonomik”, të miratuar nga Khamenei.

Zarrab, i cili ka nënshtetësi turke dhe iraniane, u akuzua dhe arrestua në vitin 2013 si një ndër personat kyç në megaskandalin e korrupsionit që përfshinte ish-ministra të kabinetit Erdogan. Bloomberg News, e cila i referohet dosjes së policisë dhe dokumentacionit të gjykatës, thekson se nëkëtë rast, Zarrab u akuzua për korruptimin e disa prej ish-ministrave të kabinetit të Erdoganitme miliona dollarë në para në dorëdhe dhurata e shtrenjta, në këmbim të ndihmës së tyre për lehtësimin e tregtisë sëfloririt me Iranin.

Sipas aktakuzës, Zarrab dhe bashkëpunëtorët e tij, përdornin një rrjet kompanish në Turqi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për të bërë biznez në emër të Iranit dhe rezulton se kanë mashtruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një periudhë kohore nga viti 2010, deri në vitin 2015. Kompanitë që përfitonin nga kjo skemëjanë“Bank Mellat”, një bankë në pronësi të qeverisë iraniane dhe “Naftiran Intertrade Company”.

Kuti këpucësh të mbushura me para

Në aktpadinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk përfshihet “Turkiye Halk Bankasi AS”, banka shtetërore turke, e cila ka kryer transaksione për llogari të Zarrab. Drejtori i Përgjithshëm i kësaj banke, Sulejman Asllan gjithashtu rezultoi i përfshirë në këtë megaskandal dhe u burgos për pak kohë. Gjatë bastisjes së shtëpisë së Asllan në vitin 2013, policia gjeti kuti këpucësh të mbushura me miliona dollarë. Në atë kohë, ai deklaroi se paratë ishin donacione tëmbledhura për financimin e shkollave fetare në Turqi dhe Maqedoni.

Në një intervistë dhënë televizionit pro-qeveritar, “A Haber News”, në prill të vitit 2014, Zarrab është shprehur se kishte ndihmuar në lehtësimin e transfertave drejt Iranit në shuma që arrinin në rreth 12 miliardë dollarë, ose rreth 200 ton ar. Rritja e eksporteve të manaxhuara nga ky biznes ishte aq e shpejtë dhe e madhe, saqë transfertat arit në Iran u rriten nga 53 milionë dollarë në vitin 2011, në 6.5 miliardë dollarë në vitin 2012 dhe kjo shtrembëroi shifrat e tregtisë së jashtme të Turqisë.

Pas hetimeve, Erdogan doli në mbrojte të Zarrab, duke e quajtur atë një “filantrop” qëkishte kontribuar për vendin. Në qershor të vitit 2015, rreth një vit e gjysmë pas megaskandalit të korrupsionit, Zarrab u vlerësua nga Turqia me një çmim të veçantë për eksportet. Çmimi iu dorëzua nga Zëvendëskryeministri aktual, Numan Kurtullmush, ish-Ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbekçi dhe Kryetari i Eksportuesve të Turqisë, Mehmet Byjykeksi. Ndërkohëvetë Erdogan ishte i pranishëm në sallë.

Vizita e Erdogan

Përmes një e-maili, të dërguar jashtë orarit zyrtar të punës, “Royal Holding AS” iu kërkua të komentonte arrestimin e Zarrab. Por kompania nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës sonë. Avokatja e Zarrab në Turqi, Sejda Yëlldërëm nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për të komentuar arrestimin e klientit të tij.

Njoftimi për arrestimin e Zarrab në Miami vjen vetëm një javë para vizitës së planifikuar tëPresidentit Erdogan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë vizitës së tij, ai do të inaugurojë një xhami të financuar nga qeveria turke në Maryland të Shteteve të Bashkuara të Amerikësdhe do tëjetë i pranishëm në samitin e sigurisë bërthamore në Uashington. Erdogan do të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga data 29 mars deri më 2 prill. Ndërkohë ende nuk ka një konfirmim zyrtar për një takim të mundshëm me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama.

Në vitin 2014, Zarrab kishte në pronësi një avion privat, një jaht dhe bashkë me gruan e tij, një këngëtare e famshme turke, kanë në pronësi një vilë në bregdetine Stamboll, vlera e të cilës arrin në 72 milionë dollarë. Javët e fundit, mediat turke kanë rapotuar se ai kishte nisur shitjen e pasurive të tij të patundshme në Turqi. Lajmet për shitjen e pasurive të tij, vijnë menjëherë pas vendimit për dënimin me vdekje të biznesmenit iranian, Babak Zanjani. Zanjani dhe Zarrab kanëbashkëpunuar me njëri-tjetrin, edhe pse Zarrab ka mohuar partneritetin ndërmjet tyre.

"Një mesazh"

Zarrab, i njohur ndryshe edhe si Riza Sarraf, akuzohet për konspiracion përmes mashtrimeve bankare dhe mund të dënohet minimalisht me 30 vite burg, pastrim të parave dhe shmangie të sanksioneve. Ai u arrestua më 19 mars dhe gjykata e Miamit ka vendosur masën e sigurisë burg pa afat, deklaroi një zëdhënëse e Prokurorisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Preet Bharara.

“Për gati pesë vjet, nga viti 2010 deri në vitin 2015, të pandehurit dyshohet se kanë komplotuar për të penguar sanksionet ekonomike të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndërkombëtarët kundër Iranit si dhe fshehjen e transaksioneve financiare, të cilat janë kryer në emër të subjekteve iraniane”, tha Asistent Drejtori i Mandatuar i FBI-së, Diego Rodriguez në një deklaratë botuar ditën e hënë nga Zyra e Prokurorit të SHBA-së, për Distriktin Jugor të Nju Jorkut. “Akuzat e publikuara sot, janë një mesazh i qartë për ata që përpiqen të fshehin partnerët e tyre të vërtetë të biznesit”, u shpreh ai. /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2016, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori