Arrestohet në Turqi gazetari i gazetës gjermane "Die Welt"
Autoritetet turke kanë arrestuar sot gazetarin e gazetës së njohur gjermane "Die Ëelt", Deniz Yucel, nën akuzat për "propagandë në përkrahje të organizatave terroriste" dhe "nxitje të urrejtjes".

Yucel i cili zotëron nënshtetësi të dyfishtë, turke dhe gjermane, u mor në pyetje për katër orë të tera nga policia turke, ku ishte thënë: "Unë e dua vendim tim pavarësisht të metave dhe mangësive që ka".

Ai ka thënë se nuk është antar i asnjë organizate terroriste dhe se organizata e vetme ku është antarësuar është Unioni i Gazetarëve Gjermanë.

Duke theksuar se intervista e tij me figurën e Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve Kurdistan (PKK), Cemil Bayik ishte aktivitet gazetaresk, Deniz shtoi se ai po ashtu ka shkruar artikuj ku e kritikon PKK-në.

Sipas gjykatës turke, Deniz e ka prezantuar PKK-në si strukturë legjitime në intervistën e tij, duke pohuar se i ka nxitur qytetarët turq dhe kurdë drejt dhunës, gjë e cila e ka çuar në arrestimin e tij. /albeu.com/

Shtuar më 28/02/2017, ora 13:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori