Arrestohet lideri i talibaneve afgan Mulla Omar
Albeu.com
Në qytetin e Pakistanit Karaçi është arrestuar lideri i talibanëve afgan Mulla Omar, lajmërojnë mediat iraniane, duke u thirrur në burime pakistaneze. Mirëpo informacionin për arrestimin e Omarit nuk e kanë konfirmuar as burime ushtarake amerikane, e as ato pakistaneze.
Agjencia informative aziatike ndërkombëtare me seli në Njudelhi, kumtoi se mulla Omar është arrestuar në Karaçi në mars të këtij viti. Agjencioni thirret në një blog të një ish nëpunësi të ministrisë amerikane të punëve të brendshme. Për arrestimin e Omarit është premtuar shpërblim prej 25 milion dollarë. (mia)
Shtuar më 06/07/2010, ora 14:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori