Arrestohet kryebashkiaku, ishte "kapoja" i një bande vrasësish
Kryetari i bashkisë së një qyteti në Honduras është arrestuar nën akuzës se drejtonte një bandë vrasësish, edhe pse ky i fundit i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Autoritetet. thonë se ai është një nga të paktën 35 kryetarët apo nënkryetarët e hetuar për lidhje me krimin e organizuar që nga viti 2015, raporton "BBC".

Delvin Salgado, kryetari i El Negrito në veri të vendit, është arrestuar si pjesë e një operacioni të madh policor në mbarë vendin.

Hondurasi ka një nga normat më të larta të vrasjeve në botë, me 60 për çdo 100,000 banorë në vit. /albeu.com/

Shtuar më 13/09/2016, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori