Nëse ju bien flokët, bëni këtë trajtim në shtëpi: Rigjeneroni flokët me tre përbërës

Rënia e flokëve mund të jetë pasojë e problemeve të ndryshme si çekuilibër hormonal, stresi, ilaçe të caktuara, por edhe sëmundje të tjera.

Kurën mund ta bëni vetë në shtëpi, gjithçka që ju nevojitet janë:

▪ 2 lugë glinë të blerë në barnatore,
▪ 2 lugë ujë të ngrohtë,
▪ 1 lugë kripë deti.

Bashkoni të gjithë përbërësit derisa të përftoni një përzierje homogjene në formë paste.

Më pas, fërkojeni butësisht në rrënjët e flokëve me lëvizje rrethore dhe të buta.

Lëreni të veprojë për 10 minuta, më pas shpëlani flokët tërësisht.

Përveç kësaj, gjethet e dafinës, kamomili dhe hithra mund të zvogëlojnë në mënyrë efektive problemin e rënies së flokëve./albeu.com