Arrestohet kapiteni i anijes së mbytur në Korenë e Jugut
Kapiteni Lee Joon-seok dhe dy anëtarë të ekuipazhit të anijes së mbytur në Korenë e Jugut, janë arrestuar. Ai do të përballet me akuzat për neglizhencë të detyrës dhe shkelje të ligjit detar.

Kapiteni 69 vjeç deklaroi se e kishte vonuar urdhërin e evakuimit nga frika se pasagjerët do të dilnin nga kontrolli. Kapiteni Lee, që edhe më herët është marrë në pyetje nga policia. Ai u shfaq të shtunën në televizion pas arrestimit.

“Më vjen keq për popullin koreano-jugor, të cilit i kam shkaktuar një shqetësim kaq të madh. Përulem dhe kërkoj ndjesë para familjarëve të viktimave”, tha ai.

Përmbysja e tragetit ndodhi në datën 16 prill, dhe ende 270 njerëz rezultojnë të zhdukur. Ndërsa 28 janë konfirmuar të mbytur, ndërsa 179 të tjerë janë shpëtuar. Shumica e pasagjerëve kanë qenë nxënës të shkollës së mesme.

Hetuesit kanë thënë se kapiteni nuk ka qenë pranë timonit, në kohën e aksidentit. Ndërsa zëvendës drejtori i shkollës së nzënësve të mbytur ka vrarë veten pas tragjedisë. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2014, ora 12:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori