Arrestohet i riu që kërcënonte kryeministrin Daçiç
Autoritetet në Çaçak të Serbisë kanë arrestuar një 26-vjeçar, që ka telefonuar forcat e rendit dhe ka kërcënuar se do të vrasë fëmijët e kryeministrit serb, Ivica Daçiç. Personi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është arrestuar në një aksion të përbashkët të policisë së Beogradit dhe Çaçakut. Celulari me të cilin ka kryer telefonatën kërcënuese është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Ende nuk dihen shkaqet që e çuan të riun të ndërmerrte një veprim të tillë. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2013, ora 12:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori