Arrestohet gjenerali boshnjak Jovan Divjak
Policia austriake ka arrestuar ish-gjeneralin boshnjak Jovan Divjak, në kuadër të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia. Drejtësia serbe e akuzon Divjak si përgjegjës për sulmin vdekjeprurës ndaj një fraksioni të ushtrisë jugosllave në vitin 1992, në Sarajevë.

Për të njëjtën ngjarje Beogradi akuzon edhe ish-presidentin e Bosnjes, Ejup Ganic, i cili aktualisht jeton në Britaninë e Madhe.

Vitin e kaluar një gjykatë britanike hodhi poshtë kërkesën për ekstradim të bërë nga Beogradi, duke vlerësuar se ajo ishte e motivuar politikisht. /albeu.com /

Shtuar më 04/03/2011, ora 09:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori