Arrestohet Ermira Hatija, shqiptarja më e kërkuar e muajve të fundit në SHBA
Albeu.com
E akuzuar për trafikim të qenieve njerëzore, Ermira Hatija, një ndër shqiptaret më të kërkuara nga drejtësia amerikane,ka përfunduar në pranga.22 vjeçarja e cila dyshohet të jetë drejtuesja e një rrjeti trafiku të ekstazit me bazë afër Detroitit në Miçigan, është refuzuar nga policia kufitare gjermane që të hynte në këtë vend.

Ajo është përfshirë në trafikun e qenieve njerëzore përgjatë kufirit midis SHBA-së dhe Kanadasë një muaj më parë. Pas këtij veprimi, Hatija ka tentuar të largohet nga kontinenti amerikan duke i hipur avionit në Calgary të Kanadasë për të shkuar në Frankfurt. Më të ardhur në Frankfurt, autoritetet gjermane kanë vënë re parregullsi në dokumentacionin e saj dhe e kanë rikthyer në Calgary.

Policia kanadeze ka bërë të ditur për mediat se Hatija kishte përdorur një identitet të rremë. Identiteti i saktë i saj është bërë i mundur vetëm pas bashkëpunimit të autoriteteve kanadeze me agjentët e DEA-s amerikane dhe më pas ajo u arrestua duke qëndruar në pritje të ekstradimit drejt Detroitit të SHBA-së. start
Shtuar më 03/08/2007, ora 11:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori