Arrestohet biznesmeni kinez në Poloni, dyshohet për spiunazh
Shërbimet polake të sigurisë kanë njoftuar se një biznesmen kinez dhe një polak janë arrestuar për spiunazh.

Sipas një burimi, biznesmeni me shtetësi kineze, Wang Weijing, është punëtor i kompanisë “Huawei”.

Kompania ka deklaruar se është në dijeni për këtë ngjarje dhe se është duke i përcjellur zhvillimet. Kompania “Huawei” është akuzuar edhe më herët se është e lidhur me shërbimet inteligjente të Kinës.

Shefja financiare e kompanisë, Meng Wanzhou, ishte arrestuar muajin e kaluar në Kanada dhe përballet me ekstradim në SHBA për shkelje të sanksioneve kundër Iranit.

Arrestimi i dy të dyshuarve është bërë pas një hetimi të gjatë. Sipas të dhënave në internet, biznesmeni kinez është drejtor i shitjeve në një kompani, ndërsa ka punuar si atashe në ambasadën e Kinës në Poloni nga viti 2006 deri në vitin 2011, shkruan “BBC”.
Shtuar më 11/01/2019, ora 18:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori