Mustafi tregohet i sinqertë dhe rrëfen të ardhmen

Shkodran Mustafi është rikthyer të jetë protagonist me skuadrën e Arsenalit nën drejtimin e trajnerit Mikel Arteta.

Mbrojtësi me origjinë shqiptare po luan titullar dhe duket se i ka ndryshuar mendjen rreth të ardhmes së tij. Edhe pse në janar, “topçinjtë” ia ofruan kartonin e mbrojtësit Romës dhe Juventusit, të cilët e refuzuan, ndërsa tani vetë lojtari thekson se në verë do të vendosë me klubin për të ardhmen.

Mustafi deklaroi se i merr gjërat me radhë dhe nëse do të jetë i lumtur tek Arsenali do të vazhdojë, ndryshe do të nisë një aventurë të re.


Shtuar 26.02.2020 15:26