Presidenti Biden bën paralajmërimin: Ka prova se Putin po shqyrton përdorimin e armëve kimike dhe biologjike

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka lëshuar një paralajmërim të fortë, teksa tha se Rusia po shqyrton përdorimin e armëve kimike e biologjike në pushtimin e Ukrainës .

Biden ndër të tjera përgënjeshtroi deklaratën e Vladimir Putin duke thënë se nuk është e vërtetë se SHBA posedon armë biologjike dhe kimike në Evropë.

“Kjo është thjesht një gënjeshtër, ju garantoj” tha ai në një tubim ku morën pjesë biznesmenë amerikanë.

Presidenti ndër të tjera tha se nëse Rusia përdor armët kimike dhe biologjike në Ukrainë, atëherë do të ketë një përgjigje të ashpër nga NATO.

“Putini e di se do të ketë pasoja të rënda për shkak të frontit të bashkuar të NATO-s” tha ai.