Arrestohen 27 vetë të veshur me bluza me stemën JSO
Albeu.com
Në Krushevc policia ka arrestuar 27 persona të veshur me bluza të zeza me stemën JSO, njësiti për opearcione speciale. Në një komunikatë të Ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë thuhet se këta persona janë arrestuar për t’iu shmangur provokimeve.Një grup i të rinjëve me bluza në stemën JSO në mëngjes kanë dalur para kishës Llazarice, në të ashtuquajturën ceremoni të formimit të Gardës së Car Lazarit “ qëllimi i së cilës, sipas organizatorëve, na qenka çlirimi i Kosovës dhe Metohisë|. Njëri nga pjesmarrësit nga ky grup ka deklaruar se këta djemë të rinjë janë nga pjesë të ndryshme të Kosovës dhe se me veshjen e bluzave me stemën JSO kanë dashur të tregojnë, siç thanë ata , nderim për ata që kanë mbrojtur Kosovën. Policia në komunikatë thotë se pas hetimit të policisë ata do tu dorëzohen organeve përgjegjëse. Ndryshe ditë më parë, Krerët e Lëvizjes së Veteranëve të luftës së Serbisë kanë paralajmëruar themelimin e Gardës së Car Llazarit të cilën e kanë paraqitur si boshtin e ardhshëm të “milicisë së krishterë”. start
Shtuar më 05/05/2007, ora 16:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori