Arrestimi i Karaxhiqit dikë e ka bërë më të pasur për 5 milion dollar&
Albeu.com
Dikush, diku në ndonjë vend të botës u bë më i pasur për pesë milion dollarë. Mediat serbe shkruajnë se është paguar shpërblimi i caktuar për dhënien e informatës që do të çonte në arrestimin e Radovan Karaxhiqit.Sipas shkrimeve, organizata amerikane "Çmimi për drejtësi" më 23 korrik, përkatësisht vetëm dy ditë pas arrestimit të Karaxhiqit i transferoi paratë në një llogari bankare në Ishujt e Virgjërisë në Karibe. Zyrtarisht mjetet janë paguar, për siç thuhet informacionin në bazë të të cilit ishte neutralizuar dhe njëri nga udhëheqësit e kryengritësve afganë. Për shkak të përputhjes kohore me arrestimin e Karaxhiqit, shtrohet pyetja se a është ky shpërblim për personat që e kanë tradhtuar. Organizata "Çmimi për drejtësi" bëri të ditur se nuk i komenton të dhënat për shpërblimet e paguara. Avokati i Karaxhiqit, Svetozar Vujaçiq, deklaroi se ekziston dyshimi themelor se paratë i kanë marrë personat të cilët e rrëmbyen Karaxhiqin, tre ditë para arrestimit zyrtar.
Shtuar më 06/08/2008, ora 23:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori