Arratisje spektakolare e 2 shqiptareve nga rajoni i policise greke
Albeu.com
Ngjarja ka ndodhur ne ishullin e Mitilintit duke u gdhire e diele, kur Qezar Niko e Bardhyl Toca kane mundur te arratisen nga dritaret e rajonit te policise.Saga e arratisjeve te shqiptareve nga burgjet apo rajonet e policise greke vazhdon. Dy shqiptare kane mundur t’u largohen forcave policore helene dhe te shpallen ne kerkim si te arratisur te rrezikshem. Ngjarja ka ndodhur ne ishullin e Mitilintit duke u gdhire e diele, date 25 nentor kur Qezar Niko e Bardhyl Toca kane mundur te arratisen nga dritaret e rajonit te policise. Te dy shqiptaret e akuzuar per trafik te lendeve narkotike dyshohet se jane ndihmuar nga nje polic grek.
Policia greke eshte vene ne levizje per kapjen e shqiptareve dhe po heton njekohesisht arratisjen.
Kjo nuk eshte arratisja e pare e shqiptareve nga burgjet apo rajonet e policise.
Spektakolare eshte dhe arratisja e dy te burgosurve me helikoptere prej nje burgu te sigurise se larte ne kryeqytetin Athine.
I burgosuri shqiptar, Alket Rizaj dhe greku, Vasilis Paleokostas, u arratisen kur nje helikopter u ul ne tarracen e burgut Koridallos.
Te burgosurit, u zbriten ne nje varreze ne perendim te Athines, nga ku me pas u larguan me motoçikleta. /news24/
Shtuar më 26/11/2007, ora 21:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori