Arratisje si nëpër filma, ja si iku nga burgu 25 vjeçari (VIDEO)
Pëlqej
Një i ri nga SHBA-të ka arritur të arratiset nga burgu si në filma të Hollywood-it, dhe atë para syve të policëve.

Ngjarja ka ndodhur në një burg në Indiana të SHBA-ve, ku 25-vjeçari Michael Maldonado, i cili ishte arrestuar po dërgohej në burg me dy patrulla të policisë.

Megjithatë, Michael shfrytëzoi pakujdesinë e policisë të cilët u parkuan veturat brenda garazhit, dhe në momentin që po mbyllej në mënyrë automatike dera gjigante, ai doli nga vetura dhe u iku para syve.

Dhe pasi dera u mbyll, policët nuk arritën ta kapin. Ai për herë të fundit është parë i veshur me një bluzë të zezë, pa këpucë dhe me pranga në duar.

Ai akuzohet për lëndim trupor që u ka shkaktuar zyrtarëve policor ndërsa po e arrestonin.
Shtuar më 28/03/2018, ora 22:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori