"Armiku" i Kinës emërohet shef i tregtisë në SHBA
Presidenti i ardhshëm i SHBA-ve, Donald Trump, vazhdon t'i hedhë benzinë zjarrit të debateve për emërimet në kabinetin e tij të ardhshëm dhe personazhi i fundit bën pjesë në majën e listës së emrave kontradiktorë.

Së fundmi, Trump emëroi ekonomistin Peter Navarro, një kritik i hapur i Kinës, në kryer të një organizmi të ri për tregtinë.

Navarro do të udhëheqë Këshillin Kombëtar të Tregtisë së Shtëpisë së Bardhë dhe do t'i shërbejë si politikave tregtare dhe atyre industriale.

Kush është Peter Navarro?

Navarro është profesor në Universitetin e Kalifornisë dhe këshilltar i Trump gjatë fushatës presidenciale.

Në rezumenë e Navarros përfshihen libra si "Luftërat e ardhshme me Kinën" dhe "Vdekja nga Kina", në të cilët ai kritikon ashpër politikat kineze.

Gjatë fushatës, Trump e bëri tregtinë një çështje thelbësore dhe kritikoi disa marrëveshje të arritura me Kinën dhe Meksikën.

Sipas ekipit të Trump, emërimi i Navarros tregon vendosmërinë e presidentit të zgjedhur për të bërë sërish madhështor sektorin prodhues në SHBA.

Në një artikull të fundit, Navarro shkruan se ai dhe Trump e duan tregtinë e lirë, por vetëm kur kjo është e ndershme, përndryshe do të vazhdojë të ndodhë ajo që është verifikuar gjatë 15 viteve të fundit: erozioni i bazës prodhuese amerikane dhe miliona amerikanë që nuk gjejnë dot një punë me pagë të mirë.

Ndërkohë, shumë ekonomistë mendojnë se lëvizjet agresive kundër tregtisë kineze mund të sjellin një luftë tregtare që do të dëmtonte rëndë të dyja palët. /albeu.com/
Shtuar më 22/12/2016, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori