"Armikja" indiane Trumpit emërohet ambasadore e OKB-ve
Nikki Haley, e lindur nga prindër imigrantë nga India, është gruaja e parë në postin e guvernatores së KarolinësJugut, e cila tashmë do të mbajë postin e ambasadores në OKB.

Ajo është gjithashtu guvernatorja me moshën më të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë zgjedhjeve presidenciale, Haley nuk e mbështeti Trumpin gjatë procesit të zgjedhjeve, por edhe pse nuk ishte entuziaste rreth kandidatëve, tha se do të votonte për zotin Trump.

Haley e kritikoi propozimin e Trumpit për ndalimin e myslimanëve që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara dhe përdori platformën kombëtare të përgjigjes së partisë republikane ndaj fjalimit të presidentit Obama mbi gjendjen e vendit, për të qortuar stilin e Trumpit duke thënë se "disa njerëz mendojnë se duhet të jesh më i zhurmshmi në dhomë për të sjell ndryshim".

Pas kësaj, Trump e quajti Haley si "të dobët për çështjen e imigracionit" dhe se "Populli i KarolinësJugut është i turpëruar nga Nikki Haley!"

Haley ka lindur në në Karolinën e Jugut, dhe filloi të punonte si llogaritare për biznesin e familjes që në moshën 13-vjeçare.

Më pas ndoqi studimet për llogaritare në Unversitetin Clemson dhe e filloi karrierën në politikë në vitin 2004 kur ishte 32 vjeçe, ku konkurroi për legjislaturën e KarolinësJugut.

Në vitin 2009, kur vazhdonte të ishte deputete në legjislaturën shtetërore, Haley shpalli synimet për të konkurruar për guvernatore.

Sipas faqes së saj zyrtare në internet, që kur erdhi në postin e guvernatores në 2011, Haley ka arritur t'i reduktojë në nivelin më të ulët ritmet e papunësisë në shtetin e saj.

Por, Haley tërhoqi vëmendje më të gjerë kur hoqi nga ndërtesa e Kapitolit shtetëror flamurin e Konfederatës, trashëgimi e së kaluarës raciste të Jugut amerikan, pas masakrës në një kishë afrikano-amerikane në qytetin e Çarlstonit në Karolinën e Jugut, transmeton "voa". /albeu.com/

Shtuar më 24/11/2016, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori