Koeman nuk e fsheh dëshirën për të drejtuar Barcelonën një ditë

Selektori i kombëtares së Holandës, Ronald Koeman, nuk fsheh dëshirat e tij për të ardhmen.

Koeman ka treguar edhe një herë se një nga dëshirat e tij mbetet që një ditë të jetë në krye të stolit të Barcelonës.

Holandezi tash e sa kohë lidhet me një kalim të mundshëm në ‘Camp Nou’, por një gjë e tillë nuk do të ndodh pa përfunduar Euro 2020.

Kalimi i tij te Barca mund të jetë shtyrë si pasojë e koronavirusit, që ka shtyrë Euro 2020, por dëshira nuk është shuar akoma. Lidhur me dëshirën e tij, trajneri ka folur përsëri së fundmi.

“Në Barcelonë kam kaluar kohën më të mirë të mundshme si futbollist dhe jam i lidhur me qytetin” ka thënë Koeman.

“Shpresoj që një ditë ta drejtoj Barcelonën” ka shtuar holandezi për ‘Marca’.

Përkundër këtyre fjalëve, Koeman ka zbuluar se ka refuzuar ofertën e Barcës më herët, por vetëm si pasojë e Euro 2020.


Shtuar 22.03.2020 11:09