Armenia drejt energjisë diellore për reduktimin e varësisë ruse
E varfër dhe e izoluar, Armenia është mbështetur te Rusia për një kohë të gjatë për të mbuluar nevojat energjetike.

Ajo kërkon tashmë të reduktojë këtë varësi në sajë të një burimi që disponon, diellit.

“Kjo ish-republikë sovjetike në jug të Kaukazit mbulon aktualisht tre të katërtat e nevojave energjitike në sajë të importeve, kryesisht nga Rusia, ajo merr mesatarisht 1 720 kilovat në orë për metër katror energji diellore, rreth 70 për qind më shumë se mesatarja evropiane”, përcjell Albeu.com.

“Erevani shpreson të diversifikojë gjithnjë e më shumë burimet e energjisë për të garantuar sigurinë dhe varësinë e saj energjetike”, theksoi zëvendësministri armen i Energjisë, Haik Haroutiounian.

Qeveria është perqendruar në një “hartë energjetike”, një objektiv prej tetë për qind e konsumit të energjisë mbuluar nga energjitë e rinovueshme deri në katër vjet.

Ajo vlerëson potencialin diellor me 3 000 megavat (MW), ekuivalente me më shumë se dy reaktorë bërthamorë të gjeneratës së re.

Një konsorcium investitorësh do të fillojë në të ardhmen ndërtimin e një centrali diellor prej 55 MW. Ai përfshin Bankën Botërore, që ka dhënë më shumë se 50 milionë euro në kuadër të iniciativave për reduktimin e emetimeve të gazit me efekt serrë. /albeu.com/
Shtuar më 27/12/2017, ora 16:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori