Armeni, ushtarët vrasin njëri-tjetrin
Pëlqej
Ushtarët armenë të dislokuar në Karabakun e Sipërm janë përleshur me armë me njëri tjetrin. Si pasojë e përleshjes, 4 ushtarë humbën jetën dhe katër të tjerë rezultojnë të plagosur.

Lajmi bëhet i ditur nga një faqe interneti, e bazuar tek autoritetet armene, pa dhënë detaje lidhur me arsyet e përleshjes.

Ndërkohë, një faqe interneti azerbajxhanase, duke u bazuar në burime armene njofton se të paktën 20 ushtarë janë vrarë dhe 30 të tjerë janë plagosur.
Shtuar më 21/11/2010, ora 10:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori