Ndërroi jetë "heroi" i tyre, Argjentina vjen me vendimin e madh
Armenët ngrenë flamurin e bardhë, dalin pamjet e sulmeve nga azerët (VIDEO)

Lufta është e ashpër mes Azerbajxhanit dhe Armenisë në rajonin e Nagorno Karabakhut me një numër të madh viktimash nga të dyja anët. Krahas terrenit, shtetet janë duke luftuar edhe në rrjetet sociale dhe mediat online duke publikuar foto dhe video nga sulmet ndaj ushtarive kundërshtare.



Sëfundmi, mediat azere kanë publikuar pamjet e marrjes së një pozicioni të ushtrisë armene duke kapur rob edhe disa ushtarë, të cilët kishin ngritur flamurin e bardhë me qëllim dorëzimin.



Ndërkohë, në një video tjetër duket një ushtar armen i vrarë, i cili ka lidhur këmbën me zinxhir në bunkerin e tij.

Nuk dihet nëse i riu e ka lidhur këmbën vetë me qëllim që të mos lëshojë frontin apo e kanë lidhur eprorët, megjithatë pamjet kanë shkaktuar mjaft komente në rrjetet sociale. /albeu.com

Shtuar më 03/10/2020, ora 15:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori