Armë dhe fishekë në dysheme, dalin pamjet horror nga dhoma e terroristit të Vegasit (FOTO LAJM)

Fotografi të reja shfaqin skenën e tmerrshme, të denja për ndonjë film aksion, ku ekipet e forcave elitare amerikane thyen derën e dhomës së hotelit ku po qëndronte terroristi i Las Vegas dhe e gjetën atë pa shenja jete.

Fotografitë shfaqin trupin e pa jetë të Stephen Paddock në dysheme në suitën e tij në Mandalay Bay.

64 vjeçari shihet i veshur me rroba dhe këpucë të zeza, çorape të bardha dhe dorëza të zeza.

Afër trupit të tij shihet numër i madh armësh. Ai kishte 29 armë me vete në momentin që filloi të gjuante ndaj turmës që po ndiqte një koncert. Armët ishin të kalibrave të ndryshme duke filluar nga i famshmi Kallashnikov e deri tek ato me tripod, shkruan Albeu.com.

Atij iu gjeten katër automatik të tipit DDM4, disa FN-15 gjysmë-automatike, një kallashnikov dhe një colt AR-15, si edhe armë të tjera duke përfshirë edhe eksplozivë.

Ai theu dy xhama të hotelit në dhomën ku qendronte duke i lejuar vetes që të gjuante nga dy pozicione të ndryshme.
Në momentin që forcat e SËAT hynë në dhomë ai vrau veten duke mos lejuar që të kapej.

58 persona humbën jetën dhe mbi 500 të tjerë u lënduan nga sulmi i të dielës në Las Vegas. /albeu.com/


Shtuar më 03/10/2017, ora 22:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori