Greqia sfidon Turqinë, blen avionë të gjeneratës së fundit (VIDEO & FOTO LAJM)

Greqia i është përgjigjur me tone të ashpëra Truqisë duke thënë se "sovraniteti ynë është i panegociueshëm", dhe duke e njoftuar njëherësh jo vetëm gatishmërinë e lartë ushtarake dhe operacionale të saj, por edhe urdhrin e fundit të ministrit të Mbrojtes, Pano Kammenos për blerjen e një skuadriljeje avionësh të tipit F-35, brezi i pestë.

Mediat greke raportojnë se Kamenos ka deklaruar "Ne jemi këtu për të përballuar çdo sfidë. Greqia ka arsyet më serioze dhe të dukshme për të gatishmërinë e lartë ushtarake dhe operative, përballë kërcënimeve ekzistuese dhe të mundshme".

Deklarata u bë një ditë pas urdhrit të dhënë për të filluar procedurat për modernizimin e forcave me avionë F-16, që i ka në përdorim.

Krahas kësaj, Kamenos ka urdhëruar edhe blerjen e skuadronit F – 35, si përgjigje ndaj synimit turk për modernizimin e forcave të veta me 100 avionë të tillë.

Kujtojmë se një ditë më parë, mediet njoftuan se Turqia do të financonte për ndërtimin e një aeroporti në jug të Shqipërisë, gjë e ila sipas Greqisë është kërcënim. /albeu.com/



Shtuar më 09/02/2017, ora 12:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori