Arkeologët zbulojnë vazon 800 vjeçare. Ajo që u gjet brenda saj po ndryshon historinë
Në vitin 2008 në rezervatin kombëtar të Menomines, në Uiskonsin arkeologët bënë një zbulim të vogël, por mjaft mahnitës, një vazo të vogël balte.

Edhe pse në pamje të parë nuk la ndonjë përshtypje, ky objekt i vogël i poçarisë datonte rreth 800 vjet më parë. Po çfarë kishte në brendësi të vazos… ?

Ajo nxori në dritë një lloj kungulli që mendohej se ishte zhdukur përgjithmonë.

Për këtë duhet të falenderojmë paraardhësit tanë indigjenë. Sigurisht që ata e dinin mjaft mirë çfarë do të thotë të ruash, ashtu sikurse dinin po kaq mirë edhe rëndësinë e së ardhmes.

Studentët po e kultivojnë bimën që të mos zhduket sërish.

Mund të jetë një kungull modest, por është kthyer në një simbol të paraardhësve dhe historisë së tyre, si edhe një mënyrë vështrimi mbi mrekullinë e natyrës.

Rrënjët tona indigjene janë mjaft të forta dhe të lidhura me tokën.

Ishte thënë dikur se njerëzit e Ishullit të Breshkës kishin qenë kujdestarët dhe jo zotërit e tokës. Mendoj se ky kungull është prova e asaj thënieje, transmeton "Bota.al". /albeu.com/
Shtuar më 31/07/2016, ora 15:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori