Arinj polarë të uritur sulmojnë disa ishuj në Rusi
Pëlqej
Autoritetet ruse e kanë dërguar një grup të specialistëve në një rajon të largët për t’i qetësuar dhe për t’i larguar disa arinjë të uritur polarë, të cilët i kanë rrethuar njerëzit që jetojnë në një grup ishujsh.

Ky vendim u mor pasi zyrtarët në arkipelagun “Novaya Zemlya”, në të cilin banojnë rreth 3 mijë banorë, kërkuan ndihmë nga autoritetet qendrore. “Nuk jemi përballur asnjëherë më parë me një numër kaq të madh të arinjve. Ata i kanë ndjekur njerëzit”, tha Zhigansha Musin, udhëheqëse e administratës lokale.

Njerëzit janë të frikësuar dhe nuk po guxojnë të dalin nga shtëpitë e tyre. Prindërit nuk kanë vullnet t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla dhe çerdhe”, tha zëvendëskryetari i këtij rajoni, Alexander Minayev. Për këtë arsye, autoritetet e kanë shpallur gjendjen emergjente.


Shtuar më 11/02/2019, ora 13:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori