Detaje të frikshme janë zbuluar ntga ngjarja në Shkodër ku dy të moshuar u gjetën të vdekur në banesën e tyre.
Burri, 79-vjeç qëlloi me automatik mbi gruan e tij, 83-vjeçare duke i marrë jetën. Pas vrasjes së gruas, autori i dha fund edhe jetës së tij në të njëjtën mënyrë.
Viktimat janë Sanije Bandulla dhe Fadil Bandulla.
Burimet bëjnë me dije çifti në fjalë njihej për dhunën e ushtruar nga ana e autorit, madje viktima kishte përfunduar disa herë në spital e lënduar.
Mësohet se hera e fundit ka qënë fundjava e kaluar ku 83-vjeçarja ka shkuar e gjakosur në spitalin e Shkodrës.
Aty ajo ka rrëfyer gjithçka para patrullës së policisë, por uniformat blu nuk e ndaluan dhunuesin.
Ky krim i rëndë mund të ishte parandaluar në kohë pasi 83-vjeçarja e denoncoi dhunën ndaj saj, por neglizhenca e policisë së Shtetit, kjo tashmë një traditë, shkaktoi një tjetër viktimë.
Personi që ishte shqetësuar fillimisht për ta kishte qenë vajza. Ajo ka marrë në telefon një nga fqinjët dhe i ka kërkuar të kontrollojë banesën pasi e ëma nuk i përgjigjej në telefon.
Dyshohet se Fadil Bandulla vrau Sanijen tre ditë më parë, e më pas qëlloi edhe veten. /albeu.com/