E FUNDIT/ Grabitja e Rinasit, zbulohen dy shuma të tjera parash
Arabia Saudite u jep të drejta grave: Lejohen të udhëtojnë pa praninë e burrave
Gratë në Arabainë Saudite do të lejohen të përdorin makinat e tyre edhe nëse janë të divorcuara dhe nuk i shoqëron një burrë, gjithashtu edhe nënat që janë me fëmijë.

Në rastin kur një grua në Arabinë Saudite, mund të jetë e divorcuar, dhe ligji i jep kujdestarinë nënës ose babait në varësi të rastit, gruaja ka të drejtën të drejtojë vetë makinën.

Duke qenë se gratë në këtë vend shikohen më pak të fuqishme, dhe janë të kufizuara në shumë aspekte të jetës së tyrem burrat vazhdojnë të jenë akoma forca e vetme që udhëheq në familje.

Vendimi i marrë të premten në Arabinë Suadite vjen në një kohë ku kontolli ndërkombëtar është në rritje masive të statusit të grave si kryefamiljare.

Princi Mohammed ka sjellë ndryshimet sociale dhe ekonomike dhe është i gatshëm të kthehet në vendin e tij. Ai gjithashtu ka çmontuar disa prej kontrolleve më të rrepta mbi gratë. Vitin e kaluar gjithashtu janë hequr një sërë rregullash ndaj grave që më parë i pengonin në shumë gjëra, duke nisur nga kujdesi shëndetësor ndaj vetes.

Këto ndryshime u mirëpritën nga aktivistët, të cilët thonë se sistemi i kujdestarisë së Arabisë Saudite i ka mbajtur gratë e këtij vendi si njerëz të ndrydhur gjithmonë.

Dekretet e miratuara të mërkurën, u bënë publike para pasditen e së premtes në gazetën e përjavshme zyrtare “Um al-Qura”. Por ky publikim nuk bënte të qartë nëse rregullat e reja hyjnë në fuqi menjëherë.

Shtuar më 02/08/2019, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori