Arabia Saudite merr naftën e Pakistanit të varfër
Arabia Saudite ka nënshkruar marrëveshje për investime me Pakistanin në vlerë të 20 miliardë dollarëve, duke bërë përpjekje për të forcuar ekonominë e dobët të këtij shteti.

Në njërën nga marrëveshjet përfshihet edhe rafineria e naftës në vlerë të 8 miliardë dollarëve në qytetin Guadar.

Të dyja palët janë pajtuar për bashkëpunim dhe memorandum mirëkuptimi edhe në fushën e energjisë dhe atë të minave.

“Faza e parë është e madhe dhe natyrisht ajo do të rritet çdo muaj dhe çdo vit, dhe do të kenë përftim të dyja shtetet”, është cituar të ketë thënë princi saudit.

Ndërkohë Pakistani është në gjendje tejet të rëndë financiare.




Shtuar më 18/02/2019, ora 09:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori