Arabia Saudite e pranon: Ja si u vra gazetari brenda konsullatës
Pëlqej
Nga Ervin Shkulaku

Më në fund Arabia Saudite ka pranuar se gazetari i Washington Post Xhemal Kashikci është vrarë brenda konsullatës saudite në Turqi. Por edhe pse vrasja e tij është nxjerrë si rastësore kjo nuk do të mbetet e tillë, shkruan albeu.com.

Sipas kryeprokurorisë saudite në përfundim të hetimeve rezulton se gazetari pasi kishte hyrë në konsullatë kishte debatuar me disa persona brenda saj. E debati ka degjeneruar në dhunë që më pas ka ardhur te vrasja e gazetarit.

Sipas kësaj prokurorie për vrasjen e tij janë arrestuar 18 shtetas sauditë. E megjithatë ende nuk dihet se ku ndodhet trupi i tij.

Pas kësaj ka reaguar edhe Presidenti i SHBA-ve Donald Trump i cili u shpreh se kemi disa pyetje për Arabinë Saudite por do t'i formulojë bashkë me Senatin.

Ndërkaq senatorët demokratë kanë filluar lëvizjet për të vepruar kundër Trumpit. Disa nga ata kanë kërkuar që Trump të japë llogari se cfarë bizense ka në Arabinë Saudite.

Kurse disa opinione të tjera, vrasjen e gazetarit e ndërlidhin me një grusht kundër princit trashëgimtar pse ky i fundit po bënte reforma rrënjësore në vend për të zhvilluar mentalitetin e prapambetur që ka populli arab. E pas kësaj ngjarje ka filluar një përplasje ndërmjet princit dhe mbretit Selman.

Tashmë mbetet të shihet nëse princi do të rrëzohet dhe do të ngecin reformat si psh: edhe gratë kanë të drejtë të drejtojnë një automjet ose të shkojnë në kinema./albeu.com/
Shtuar më 20/10/2018, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori