Armando Broja po shkëlqen, gjiganti anglez kërkon transferimin e tij

Arsenali po monitoron Armando Brojan përpara merkatos së verës, pasi humbi objektivat e tyre të transferimit të janarit, raporton ‘football.london’.

Topçinjtë nuk arritën të forconin skuadrën e tyre në janar pavarësisht se ndoqën një marrëveshje për Dusan Vlahovic, i cili u transferua te gjiganti italian Juventus në fund të merkatos.

Pierre-Emerick Aubameyang u largua nga klubi me pëlqim të ndërsjellë, ndërsa Alexandre Lacazette dhe Eddie Nketiah ishin subjekt i spekulimeve për shkak të kontratave të tyre që skadonin këtë verë.

20-vjeçari Broja ka impresionuar te Southampton këtë sezon pasi u transferua në formë huazimi nga Chelsea.

Ai ka shënuar shtatë gola në të gjitha garat për ‘Saints’ dhe mbetet shumë i admiruar nga trajneri i Topçinjve, Mikel Arteta.

Arsenali do të zhytet në merkato këtë verë teksa kërkon të nënshkruajë me një sulmues të ri, mesfushor qendror dhe mbrojtës të djathtë.

Ndërkohë, Gabriel Martinelli ka luajtur si numër 9 në seancat stërvitore në London Colney pasi spekulimet vazhdojnë për pozicionin afatgjatë të brazilianit.

20-vjeçari ka bërë 21 paraqitje deri më tani këtë sezon dhe ka regjistruar shtatë kontribute në gola dhe së fundmi ka pranuar se dëshiron të veshë fanellën tashmë të zbrazët nr.14, të bërë të famshëm nga legjenda e Arsenalit, Thierry Henry./ h.ll/albeu.com


Shtuar 13.02.2022 19:32