Arabia Saudite bombardon një shtet arab
Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite i ka kryer disa sulme me raketa në Sana të Jemenit gjatë natës së kaluar, duke rritur kështu tensionet mes palëve, pavarësisht përpjekjeve të Kombeve të Bashkuara për arritjen e marrëveshjes për paqe.

Një televizion saudit ka njoftuar se aeroplanët luftarakë të koalicionit i kanë sulmuar shtatë baza ushtarake, përfshirë kampet për trajnime dhe një depo të dronëve. Raportohet se koalicioni i mbështetur nga Perëndimi i ka kryer gjithsej 24 sulme ajrore në Sana, duke përfshirë edhe katër sulme në një bazë ajrore.

Punëtorët shëndetësorë dhe banorët e zonës kanë thënë se dy cilivë janë vrarë nga këto sulme dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur. “Sulmet kanë qenë shumë të dhunshme. Shtëpia dridhej dhe mendonim se tavani do të na bie mbi kokë”, tha njëri nga banorët.


Shtuar më 20/01/2019, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori