Arabia Saudite: Assadi do të largohet me forcë nga pushteti
Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite ka lajmëruar se procesi politik në Siri dështon, dhe presidenti sirian, Bashar al-Assad do të largohet “forcë” nga pushteti.

Në një intervistë për televizionin CNN, Adel a-Jubeir ka thënë: “Besoj se Bashar al-Assad është i dobët dhe besoj se Bashar al-Assad ka marrë fund”.

Arabia Saudite është shprehur e gatshme që të kontribuojë me trupa tokësore në luftën e Sirisë, por vetëm si pjesë e koalicionit që udhëheqin Shtetet e Bashkuara, ka shtuar ai.

Bashar al-Assad do të largohet, nuk kam dyshim për këtë. Ai do të largohet ose me proces politik, ose me forcë”.

“Do të përpiqemi sa më shumë që procesi politik të funksionojë. Por, nëse nuk bën punë, kjo do të ndodhë për shkak të regjimit kokëfortë të Sirisë dhe aleatëve të saj”, ka thënë ministri i Jashtëm saudit.

Ndërkohë u bë e ditur se procesi politik është vënë në dyshim sidomos këto muajt e fundit.


Bisedimet e ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara për paqe midis Qeverisë dhe opozitës siriane, janë ndërprerë ditë më pare, transmeton Gazeta Ekspress


Ndërkohë këtë të premtë në Mynih, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, njoftuan se fuqitë kryesore në botë janë pajtuar për ndaljen e armiqësive në Siri dhe për zgjerimin e ndihmës humanitare te njerëzit e bllokuar nga konflikti.

Ndërkaq, Lavrov tha se Rusia do të vazhdojë operacionet kundër Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera terroriste./Albeu.com/
Shtuar më 13/02/2016, ora 20:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori