Apokalips në Turqi, furtuna merr ujin nga deti dhe përmbyt qytetin në pak minuta (VIDEO)
Pamje apokaliptike kanë qenë ato me të cilat u përballen banorët e qytetit bregdetar të Bodrumit gjatë ditës së sotme.
Një stuhi e nisur aty për aty mundi të lëshojë sasi rekord shiu mbi qytet duke shkaktuar një përmbytje si kurrë më parë.
Meteorologët shpjeguan se furtuna u forcua duke marrë ujë nga deti, të cilin më pas e derdhi mbi qytet, gjë e cila rëndoi ndjeshëm situatën me përmbytjet, raporton Albeu.com.
Deri më tani raportohet për dëme të mëdha materiale, ndërsa nuk bëhen me dije për dëme në njerëz. /albeu.com/
Shtuar më 29/11/2018,
ora 16:21