Aplinistja me bikini rrëzohet nga shkëmbi dhe ngrin për së gjalli (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një alpiniste e quajtur Gigu Wu apo siç njihej ndryshe si “aplpinistja me bikini” mësohet se ka humbur jetën pasi u rrëzua nga një shkëmb i lartë.

Gigu ishte shumë e njohur pasi ngjiste majat e maleve me rroba banjoje, por kjo ka rezultuar fatale për të ku pas rrëzimit nga shkëmbi, ngriu së ftohti në parkun kombëtar të Tajvanin,

36 vjeçarja Gigu Wu ra nga një lartësi rreth 20 metra teksa ngjiste malin Yushan në Tajvan.

Ajo telefonoi për ndihmë miqtë, duke përdorur një telefon satelitor, por helikopterët e shpëtimit nuk mundën që të arrinin shpejt në vendngjarje për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Gigu u gjet e vdekur dhe e ngrirë, 28 orë pasi kishte bërë telefonatën. /albue.com/
Shtuar më 21/01/2019, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori