Sara Hoxha dhe i biri po kalojnë momentet më të bukura të “mbyllur” në shtëpi (FOTO LAJM)

Edhe Sara Hoxha është mbyllur në shtëpi me familjen e saj, ndërsa në InstaStory na ka treguar momentet e ëmbla me djalin e saj London.

Ata kanë kaluar një pjesë të mirë të kohës me njëri-tjetrin dhe kanë gatuar ushqimin e preferuar të London, biskota me çokollatë.

Trashëgimtarja e “Top Channel” e ka fotografuar të birin teksa e ndihmonte në gatim, ndërkohë që po përgatiste brumin e biskotave.

“Dhe disa biskota me çokollatë vetëm për qejf”- shkruan Sara krahas postimit.

Ajo ia dedikon të gjithë kohën e saj fëmijëve dhe me siguri mëmësia për të është bërë më e vështirë, që me ardhjen në jetë të vogëlushit të saj të dytë Roman, në muajin tetor të vitit që lamë pas.

Siç ka treguar edhe më herët, të qenurit mama e dy fëmijëve e pengon Sarën t’i kushtojë shumë kohë vetes së saj.


Shtuar 12.03.2020 16:14