Apeli refuzon kërkesën e Trumpit për rivendosjen e ndalesës ndaj myslimanëve
Gjykata e Apelit e SHBA-ve, ka hedhur poshtë kërkesën e Administratës së Trumpit për të rivendosur menjëherë ndalesën e udhëtimit për qytetarët nga disa vende me shumicë myslimane, e cila të premten u bllokuar nga një gjykatës federal.

Gjykatësit shtetërorë kanë argumentuar se ndalesa ishte jo kushtetuese dhe diskriminuese.

Gjykatësi federal në Seattle vendosi të premten kundër pohimeve të avokatëve të qeverisë se shtetet nuk e kishin pozitën për ta sfiduar urdhrin ekzekutiv të presidentit Donald Trump.

Ndërkohë, dekreti i Trumpit për ndalimin e qytetarëve nga shtatë vende të botës me shumicë myslimane ka sjellur reagime dhe protesta të shumta në Amerikë dhe në Evropë.

Trump ka shpjeguar se e ka vendosur ndalesën për shkak se ka për detyrë të mbrojë qytetarët e saj nga terroristët dhe se ndalesa, sipas tij, nuk ka qenë për myslimanët. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2017, ora 10:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori