AP akuzon Departamentin e Drejtësisë për përgjimet
Agjencia e lajmeve Associated Press akuzon Departamentin e Drejtësisë amerikane në mënyrë të fshehtë ka siguruar incizimet telefonike të bisedave të reporterëve të saj me redaktorët. Përgjimi në asnjë rast i lejuar ka zgjatur për rreth dy muaj konfirmon agjencia që e cilëson këtë si "ndërhyrje masive dhe të paprecedentë" në aktivitetet e shtypit.

Presidenti i AP-së, Gary Pruitt, ka protestuar nëpërmjet një letre drejtuar prokurorit të përgjithshëm amerikan, Eric Holder, ku shkruan se qeveria ka pasur për qëllim të sigurojë informacion që në fakt nuk ka lidhje me asnjë hetim specifik.

Incizimet ishin marrë përmes kompanive telefonike, e mbulonin 20 linja të ndryshme të telefonave të stafit. Menjëherë pas skandalit ka reaguar Shtëpia e Bardhë. Në një konferencë për shtyp zëdhënësi Jay Carney ka deklaruar se Shtëpia e Bardhë nuk është në dijeni të asnjë lloj veprimi të Departamentit të Drejtësisë që të këtë lidhje me marrjen e tabulatëve telefonikë të përdorur nga Associated Press apo gazetarët e saj.

Skandali ka ngjallur debate dhe në Kongresin Amerikan ku u dënua ashpër cënimi i lirisë së shtypit. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2013, ora 14:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori