Anulohet fluturimi, pasagjerët rrahin policët
Një grup udhëtarësh kinezë që prisnin të hipnin në aeroplanin e tyre në një aeroport japonez, janë përleshur me policinë pasi kuptuar se fluturimi ishte anuluar.

Udhëtarët, gjithsej 175, pretenduan se nuk ishin informuar për anulimin e fluturimit nga Jetstar Japan, shkruan “Daily Mail”.

Më vonë u zbulua se njoftimi ishte bërë vetëm në gjuhën japonishte, ndërsa shumica e pasagjeëve në aeroplan, që kishin për destinacion Shangain, flisnin vetëm kinezisht.

Incidenti ndodhi kur 175 pasagjerë kinezë prisnin të hipnin në numrin e fluturimit Jetstar Japan GK35, që do të fluturonte në Shanghai në orën 10:15.

Fluturimi është anuluar për shkak të motit të keq në Shangai, ka deklaruar kompania. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2018, ora 16:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori