E FUNDIT/ Rama e refuzoi, Basha mbërrin në kohë në Presidencë, nis takimi me Metën
Antipode, aeroplani revolucionar dhjetë herë më i shpejtë se Konkordi (FOTO LAJM)

Një dizajner kanadez me emër, Charles Bombardier, ka krijuar konceptin “Antipode”.

Bëhet fjalë për një avion me teknologji të avancuar, që pritet të fluturojë 10 herë më shpejt se Konkordi i famshëm.

Bombardier thotë se teknologjia që do të përdoret për të, është testuar edhe nga NASA.

Sot një avion normal Boeing fluturon me 570 milje në orë. Por Antipode mund të arrijë deri në 16 mijë milje në orë, sipas tij.

Bombardier është në kërkim të investitorëve për projektin e tij dhe nuk jep një afat se kur aeroplani mund të jetë gati, transmeton tema.

Nëse realizohet projekti, ky aeroplan mund të vijë nga Nju Jorku në çdo qytet evropian për rreth 20 minuta. /albeu.com/



Shtuar më 09/12/2016, ora 18:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori