Ankaraja do t’i përgjigjet pa hezitim Sirisë në qoftë se do të shkelë sërish kufirin mes dy vendeve. Ky ka qenë paralajmërimi i radhës i ministrit të Jashtëm
turk, Ahmet
Davutoglu ndaj Sirisë.
“Dhunime të reja mund të ndodhin në kufi dhe ne do të përgjigjemi pas asnjë lloj hezitimi, nëse do të shohim që siguria kombëtare e Turqisë është në rrezik”, tha
Davutoglu.
Në javët e shkuara,
forcat turke i janë përgjigjur pothuajse të gjitha goditjeve të artilerisë siriane që përfundonin në territor
turk, duke kërcënuar një reagim më të fortë. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2012,
ora 13:33